“Të jemi të unifikuar si mazhoranca,” Mediu përplaset me Alibeajn për “Zgjedhoren”: Kjo nuk është reforma e PD-së

schedule12:18 - 31 Tetor, 2022

schedule 12:18 - 31 Tetor, 2022

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është përplasur paraditen e së hënës me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Dy deputetët e opozitës kanë debatuar në Komisioni e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, në të cilin Alibeaj është bashkëkryetar me Damian Gjiknurin.

Mediu dhe Alibeaj kanë pasur mosdakordësi në lidhje me materialet e përgatitura nga ekspertët e partive përkatëse për reformën Zgjedhore.

“Do ishte mirë që për çështje të kemi diskutim paraprak. Jo të vijmë këtu e të bëjmë diskutim, njëri në një anë, tjetri në një anë. Rolin e bashkëkryetarit ta rishikojmë në një konsultim paraprak para se të vijmë këtu. Të vijmë këtu më të unifikuar,” u shpreh Mediu.

Ekspertët e partive të tjera janë shprehur në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore se kanë nevojë për më shumë kohë për të shqyrtuar një draft që, sipas tyre, u kishte ardhur me postë elektronike të shtunën pasdite.

Alibeaj nga ana tjetër, u shpreh se ata që kanë punuar janë ekspertët e PS-së dhe PD-së ndërsa të tjerët “po ankohen se nuk kanë pasur kohë.”

Jam bashkëkryetar në këtë komision. Përfaqësoj për aq sa mundem opozitën. Nëse mbani mend juve. Nga katër ekspertë që do t’i takonin opozitës, keni secili nga një. Kjo është një gjë për t’u vlerësuar. Nuk merrem me këta që janë të unifikuar, merremi me anën tonë.

Të nderuar ekspertë të partive të opozitës, u është çuar materiali, u është dhënë koha e mundur.  Duhet komoditet për secilin nga ne por duhet edhe punë nga ju dhe ekspertiza juaj.  Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të unifikuar me të gjitha diferencat që kemi. Ne na bashkon një gjë. Këta zgjedhjet i vjedhin. S’kemi pse të kemi asnjë lloj diferencë në këtë pikë..” /abcnews.al/