COVID-19 prek për herë të parë dhe Fierin. Të premte u konfirmuan pozitivë 4 persona, nga Fieri. Ata kanë qënë në Itali dhe në 3 mars kanë zbritur në Rinas. Tre nga ta janë pjesëtarë të një familjeje.
Të katërt të infektuarit e rinj kanë qënë në një avion me viktimën e parë të koronavirusit në Shqipëri. Burime të Abc News ka mësuar se një nga persona që ka rezultuar pozitiv është nga Patosi. Të mëkurë ai shfaqi temperaturë të lartë dhe u shtrua në spitalin e qytetit.
Pasi ka rezultuar pozitiv me virusin e ri ai është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë ku po merr trajtim më të specializuar. Gjatë ditëve që ka qëndruar në Patos, i prekuri ka marrë pjesë në ditëlindjen e nënës së tij. Nisur nga kjo situatë autoritetet lokale janë duke bërë një listë të personave që kanë patur kontakt me 66-vjeçarin. Ndërsa i prekurit e tjera janë nga Dërmenasi. Çifti i bashkëshortëve dhe vajza e tyre rezultuan pozitivë.
Ata kanë qënë në Milano dhe janë kthyer me furgon të rastit nga Rinasi për në banesën e tyre. Ndaj për hërë të parë Bashkia e Fierit publikuar emrin dhe mbiemrin e plotë të një prej të prekurve nga Covid 19 kyefamiljarit të familjes Sulo, Eduardit me qëllim identifikimin e shoferit të furgonit që kishte transportuar këtë familje nga Dërmenasi i Fierit dhe qindra të tjerë përgjatë ditëve në vijim.
Të tre pjesëtarët e familjes Sulo janë vetëkarantinuar në banesë. Këtë pasdite janë dizinfektuar qëndrat shëndetësore, dyqanet dhe mjediset publike ku kanë qarkulluar 4 të prekurit me koronavirus. /abcnews.al