Të gjithë të rinj, 3 vatra të reja me koronavirus në Fier

schedule14:52 - 23 Mars, 2020

schedule 14:52 - 23 Mars, 2020

Janë 4 raste të reja të konfirmuara në rrethin e Fierit të cilët 3 janë në bashkinë e Fierit dhe 1 në bashkinë e Patosit.

Ajo që është e rëndë është se 3 rastet e bashkisë së Fierit janë raste të veçuara dhe nuk kanë parur histori të kaluar apo të kenë kontaktuar persona apo vende të infektuara nga vende të tjera kohët e fundit.

Siç raporton për ABC News gazetarja Valbona Davidhi, po gjurmohet zinxhiri i kontakteve të 3 të rinjve, situata është e rëndë sepse mendohet që numri i të prekurve nga të rinjtë është i lartë. Ata ndërkohë janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Nga ana e Bashkisë Fier janë duke u marrë masat për të distancuar të rinjtë nga familjarët.

Moshë e 3 prej të prekurve në Fier nën 25 vjeç.

Në bashkinë e Patosit kemi një 61 vjeçar i cili është fqinj i 85 vjeçarit që u transportua 2 ditë më parë drejt spitalit infektiv në tiranë me simptoma të rënda. 85 vjeçarja u infektua nga djali i saj  62 vjeç i cili kishte mbërritur ditët e fundit nga Italia.

Gjendja e të prekurve për momentin raportohet se është e stabilizuar ndërkohë që numri total i të prekurve ka shkuar në 12.

Bashkia e Fierit ka bërë edhe dezinfektimin e mjediseve dhe ambienteve ku këta banorë jetojnë. Bëhet fjalë për lagjen “1 maj”, lagjen “Liri”, dhe lagjen “Afrim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!