Kategoria Superiore rikthehet të shtunën, kur do të luhen të pesta ndeshjet e javës së 29, ndryshe nga ç’ishte planifikuar paraprakisht nga FSHF, që supersfidën Teuta-Tirana e kishte vendosur të premten.
Tashmë kjo sfidë, bashkë me të tjerat do luhet të shtunën dhe nis në orën 16:00. Sfida tjetër në të njëjtin orar është ajo mes Kukësit dhe Partizanit, një tjetër ndeshje e fortë, që luhet në “Air Albania”. Më pas tre sfidat e tjera nisin në orën 13:00.
Kastrioti pret në Kamzë, Laçin e uritur për fitore dhe pikë. Në të njëjtën orë Vllaznia luan në Shkodër ndaj Skënderbeut në formë dhe kundërshtar në finale të Kupës. Ndeshja tjetër është ajo mes Bylisit dhe Apolonisë në Ballsh. /abcnews.al