Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Të frenojmë fuqinë e pakontrolluar të drejtësisë”/ Rama: Numër i lartë i të paraburgosurve. Çfarë ndodh me ta?!

schedule11:57 - 26 Shkurt, 2026

schedule 11:57 - 26 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama kritikoi sistemin e drejtësisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, duke vënë në pikëpyetje pasojat e vendimeve që, sipas tij, mund të kenë prekur edhe persona të pafajshëm.

Ai përmendi rastin e menaxherit të KESH në arrest shtëpie dhe 58 personave që ndodhen në burg pa gjyq, duke pyetur “kush fitoi dhe kush humbi” nëse drejtësia ka gabuar. Rama theksoi se frika dhe pasiguria kanë larguar profesionistë nga administrata publike, ndërsa disa prej tyre përballen me trauma psikologjike.

Kryeministri kërkoi më shumë vetëdije dhe vetëpërmbajtje nga institucionet e drejtësisë, duke paralajmëruar për rrezikun e një fuqie të pakontrolluar që, sipas tij, mund të dëmtojë shtetin dhe lirinë.

“Cilido që realizuar qëllime të fshehura, nuk është padiksutim i pandëshkueshëm. Po sikur menaxheri i KESH, prej kohësh në arrest shtëpie, por sikur të jetë i pafajshëm, kush fitoi dhe kush humbi në këtë mes. Po sikur të jenë të vërtetë, për 58 njerëz që sot janë nëpër burgje dhe nuk iu është bërë gjyqi. Çfarë ndodh me ata? Po ka plot e plot të pafajshëm që kanë ngelur me trauma. E di ku janë një pjesë e madhe e tyre?! E kanë lënë punën në shtet, nuk firmosin asnjë copë letër, nga frika.

Disa kurohen nga psikologët. Çfarë ka fituar këtu drejtësia, shteti?! Që për hir të së vërtetës kemi burime njerëzore të kufizuara. Këto pyetje duhet t’ua bëjnë vetes njerëzit e drejtësisë. Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv duhet t’i bëjë më te vetëdijshëm për dëmet që mund të shkaktojë, fuqia e tyre nga egoja. Janë për t’u frenuar sa më shumë. Fuqia e tyre e pakontrolluar, nga prindi, vëllai, motra, qytetari brenda tyre. Jo për të mbyllur sytë para provave dhe fajin, por për të hapur sytë 4 që faji të mos jetë fati i paracaktuar nga egoja e tyre. Kur grupi ynë i punës që po punon me ekspertë të drejtësisë së Italisë dhe të Francë, ekspertja e palës franceze tha “Nuk niseni nga liria që mundëson drejtësinë, por nga drejtësia që heq lirinë“, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!