“Të çmendur” pas “yllit” portugez, në Paris duan “magjinë” e Leao

schedule18:56 - 5 Nëntor, 2024

schedule 18:56 - 5 Nëntor, 2024

“Sirena” franceze për Rafael Leao, teksa sipas saportimeve më të fundit të mediave franceze, PSG ka piketuar portugezin e Milan si pasardhësin e Kylian Mbappe, i cili do të transferohet te Real dhe pritet që në merkaton e dimrit do të paraqesin një ofertë zyrtare.

Me operacionin do të merret vetë Luis Campos, drejtori sportiv i PSG-së, me 59-vjeçarin portugez, i cili është personi që e transferoi Leao te Lille në vitin 2018, megjithatë pritet ta ketë jo pak të vështirë, pasi në akordin e rinovimit të Leao me skuadrën e Milan është vendosur klauzola e shitjes së tij prej 175 milionë eurosh.

Shifër kjo që mund të konsiderohet tepër e lartë për portugezin, teksa këtë sezon nuk është se po zhvillon edhe aq performanca të mira, duke regjistruar vetëm 1 gol dhe 4 asistime, në tetë sfidat e para, në Serie A e Champions League. /i.m /abcnews.al