Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Të arrestuarit për vrasjen e Alikisit shkojnë në gjykatë, tensionohet situata, dhjetëra persona dalin dhe i ofendojnë

schedule11:02 - 7 Shkurt, 2022

schedule 11:02 - 7 Shkurt, 2022

Dhjetra qytetarë kanë krijuar tensione gjatë mbërritjes së të arrestuarve për vrasjen e Alkis Kampanos në gjykatat e Selanikut mëngjesin e së hënës.

Kur oficerët e policisë sillnin me pranga në duar të arrestuarit, dhjetra qytetarë kanë tentuar të godasin dhe sharë të akuzuarit për vrasjen e 19-vjeçarit.

Pasditen e së dielës pas një shqiptari u arrestuan edhe 8 persona të tjerë të dyshuar si të lidhur me vrasjen, brutale. Ndërkohë policia thotë se janë afër arrestimit edhe të dy personave të tjerë që janë në kërkim, ku një prej tyre është një shqiptar. Ky i fundit ka mundu të arratiset drejt vendit tonë. Në total janë 9 të arrestuarit dhe janë nga 19 deri në 23 vjeç .



Deri më tani, çështja për sulmin brutal në Charilaou, ku humbi jetën  19-vjeçari Alkis dhe u plagosën dy shokët e tij, 19 dhe 20 vjeç, përfshin gjithsej 11 persona. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!