Dy të rinj, 20, 23 vjeç, janë arrestuar ndërsa një 19 vjeçar është shpallur në kërkim për disa vjedhje.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 4 motomjete në qytetin e Sarandës, të cilët më pas i kanë transportuar në Delvinë, për t’i modifikuar dhe për t’i shitur. Në vijim të veprimeve, u sekuestruan 2 motomjete të vjedhura dhe një automjet që dyshohet se shërbente për realizimin e vjedhjeve.
Gjithashtu në pranga u vu edhe një 24 vjeçar pasi Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, kryer më shumë se një herë”, me akuzën për tentativë për vjedhje në 2 banesa.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ka kryer 3 vjedhje të tjera (të bagëtive të imta), në fshatrat Janar dhe Zminec./abcnews.al