Të akuzuar për dhunë në familje, dy të arrestuar në Vlorë

schedule13:46 - 12 Shkurt, 2021

schedule 13:46 - 12 Shkurt, 2021

Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale jan ëvënë në prangat e policisë së Vlorës.

Policia bën me dije se një 48 vjeçar i dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, është arrestuar këtë të premte.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi F. L., i cili ushtronte dhunë në familje.

Njoftimi i plotë:

Policia vë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit G. K., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qënë me urdhër-mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit F. L., banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!