Partia Socialiste është e gatshme për dialog me Partinë Demokratike, por kushtet e opozitës nuk do të merren në konsideratë nga ana e mazhorancës. Kështu ka thënë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në një intervistë për Deutche Ëelle ku ka nënvizuar se pavarësisht situatës politike në vend, Shqipërisë do ti ccelen negociatat brenda këtij viti.
Ia kanë thënë edhe gjermanëve socialistët shqiptarë, gatishmërinë për të dialoguar me opozitën.
“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për një dialog dhe besoj që jemi të maturuar tashmë për të pasur një dialog pa qenë nevoja e miqve të huaj për të ardhur për të na ulur në tavolinë”, tha Balla.
Pa harruar të përmendin edhe kushtin që përfshijnë në ftesën e tyre.
“Kërkesa që asnjë në rast nuk mund të merren në konsideratë nga ana jonë”, tha Balla.
Në një intervistë për Deutsche Welle-n kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherazi edhe kryetar i grupit parlamentar gjermano-shqiptar ka folur edhe mbi takimet që ka zhvilluar me deputetët gjermanë .
“Nuk kam gjetur një deputet të vetëm të ccdo grupimi politik të ccdo diskutimi që të mirëkuptojë vendimin vetëasgjesues të Partisë Demokratike për t’u larguar nga parlamenti”, tha Balla.
Ndodhet në Gjermani për të lobuar me deputetët e Bundestagut që të votojnë pro çeljes së negociatave. Dhe për këtë shprehet optimist Taulant Balla.
“Unë jam shumë shpresëplotë që pozicioni zyrtar edhe i Bundestagut do të jetë i njëjtë edhe me atë të qeverisë gjermane”, tha Balla.
Deputetët e mazhorancës gjermane, e sidomos të partisë kristdemokrate CDU kanë perceptimet të ndryshme për çështjen e çeljes së negociatave shkruan Deutsche Ëellë sipas të cilës qeveria gjermane ende nuk ka dalë me një opinion zyrtar. /ABC News Albania 24/7