Tatimet paralajmërojnë bizneset turistike

schedule16:27 - 30 Maj, 2018

schedule 16:27 - 30 Maj, 2018

Tatimet paralajmërojnë bizneset në fushën e turizmit. Të bëjnë kujdes dhe të deklarojnë të gjithë punonjesit pasi ligji nuk parashikon periudhë prove. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kujton sipërmarrësve se paga minimale është 24 mijë lekë.

Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit duhet të regjistrojnë të gjithë punonjësit e angazhuar qofshin me kohët e pjesshme apo të plotë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i tërheq vëmendjen në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Theksojmë se, në asnjë rast nuk parashikohet në legjislacionin në fuqi marrja e punonjësve në periudhë prove, që do të thotë se ju duhet të deklaroni të gjithë personat që angazhohen për te ofruar punën e tyre qoftë edhe ne kohë prove”, thuhet në njoftimin e Tatimeve, sipas të cilit, të gjithë tatimpaguesit që punësojnë personel të ri duhet ta deklarojnë një ditë kalendarike para fillimit të punës.

“Kujdes! Studentët trajtohen njësoj si të gjithë të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 87 orë në muaj ose më shumë se 87 orë pune në muaj”, nënvizon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ndërkohë që paga minimiale, sipas Tatimeve, për efekt të llogaritjes së kontibuteve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është 24,000 lekë/muaj.

Nëse nga kontrollet në terren, bizensi do të kapet me shkelje ndaj tij do të merren masa.

Nëse është tatimpagues i biznesit të madh, gjoba llogaritet në dyqind mijë lekë dhe nëse është tatimpagues i biznesit të vogël, penaliteti është pesëdhjetë mijë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!