Tarifa e Rrugës së Kombit, protestë para drejtorisë së policisë Tiranë

schedule15:31 - 2 Prill, 2018

schedule 15:31 - 2 Prill, 2018

Edhe sot një grup qytetarësh protestuan para Drejtorisë së Policisë kryeqytetit, për të kërkuar lirimin e të ndaluarve në Kukës pas akteve të dhunshme në Rrugën e Kombit. Protestuesit bllokuan edhe qarkullimin e mjeteve në rrugën para drejtorisë së policisë Tiranë. Ndërkohe Policia e Shtetit ka nisur procedim penal për 8 persona, për tubim të paligjshëm.

Familjarë dhe mbështetës të personave të prangosur në Kukës, vijuan protestën në ditën e dytë, para Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.
Sot numri i protestuesve që kërkonin lirimin e familjarëve të tyre nga qelitë e policisë së Tiraneës, ku qëndrojnë prej mëngjesit të së dielës ishte më i vogël se një ditë më parë.

Ky protestues nuk është kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”, por kërkon që pagesa të jetë e arsyeshme.
“Ne s’kena bukë më hangër”.
Ndërsa një tjetër qytetar kundërshton praninë e forcave politike në kete grumbullim para policisë.
“Ne nuk mbështetim asnjë focë politike, asnjë. Kemi lënë punët dhe këtu do rrimë”.
Ka edhe nga ata që kërkojnë të përshkallëzojnë protestën.
“Me i kap natën me i arrestuar, nuk kanë bërë asnjë krim”
Në dukje tubimi ishte paqësor, por protestuesit bllokuan lëvizjen e automjeteve përgjatë aksit rrugor para drejtorisë së policisë së Tiranës.
Deri tani prokuroria dhe Policia e Kukësit ka arrestuar 24 persona dhe për arsye sigurie ata qëndrojnë në policinë e kryeqytetit. Policia e shtetit bent e ditur zyrtarisht se ka nisur procedim penal per 8 persona, për tubim të paligjshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!