Talenti më i mirë që ka stërvitur Guardiola, Foden “mbretëron” edhe në statistika

schedule17:17 - 22 Prill, 2021

schedule 17:17 - 22 Prill, 2021

Manchester City nuk është më një klub që vetëm blen lojtarë, por ka investuar shumë edhe në akademi dhe po arrin të nxjerrë vit pas viti lojtarë të talentuar, që e ndihmojnë klubin edhe në nivele të larta.

Phil Foden është shembulli më kuptimplotë i asaj që u tha më lart. Talenti anglez është një nga më të mirët në botë që tani, vetëm 20 vjeç. Mesfushori këtë sezon ka qenë një nga më të mirët e skuadrës së Guardiolas.

Ai ka mundur të shënojë 15 gola dhe të dhurojë 9 asiste në këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Që nga debutimi i tij në skuadrën e parë, ai ka mundur të kontribuojë në 50 gola, me 29 gola dhe 21 asiste dhe kjo përben një rekord të veçantë.

Foden është i vetmi lojtar i stërvitur nga Pep Guardiola që ka arritur të kontribuojë në 50 gola para se të mbuhë 21 vjeç. Një statistike e veçantë që tregon cilësitë e mëdha të talentit. /abcnews.al