Talenti më i mirë në Premier League? Ja kë zgjedh analisti Rio Ferdinand

schedule21:17 - 23 March, 2020

schedule21:17 - 23 March, 2020

Analisti i BT Sport, Rio Ferdinand, vazhdon të flasë për lojtarët më të mirë në Premier League. Pasi iu bashkua debatit për Vidic apo Van Dijk, Ferdinand foli dhe për lojtarin e ri më të mirë.

Anglezi i thuri elozhe talentit të Arsenalit, 18 vjeçarit Gabriel Martinelli. Lojtari i ri më i mirë për momentin? Pyetje e vështirë, por më duhet të zgjedh Martinellin.

Ai është një futbollist me shumë kualitet, me dëshirë për të fituar. Ka dhe një ego që i shërben shumë nëse do të bëhet futbollist i madh. Në vitet e ardhshme, mendoj se do të jetë një lojtar i madh”, tha Ferdinand./abcnews.al