Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Talentet shqiptarë, do luajnë për anglezët. Klubi anglez sot një nga më të mirët në botë

schedule13:19 - 26 Prill, 2023

schedule 13:19 - 26 Prill, 2023

Të gjithë fëmijët që ëndërrojnë që një ditë të bëhen futbollistë dhe të luajnë me skuadrat më të mëdha të Europës do ta kenë këtë mundësi edhe në Shqipëri.

Manchester Siti është klubi që në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të sjellë Akademinë e tij në Durrës.

Lajmi u konfirmua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, që gjithsesi nuk zbuloi emrin e skuadrës.



Tashmë është zyrtare dhe gjigandët e futbollit anglez do të evidentojnë, trajnojnë dhe më pas do të përdorin si asete për të ardhmen sportive, të gjithë talenetet shqiptarë.

Akademia e Manchester City do të ndërtohet në zonën e ish-kënetës, ndërsa do të jetë pjesë e “shkollës” së kampionëve të Premier Ligës.
Një mundësi e artë për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që synojnë të bëhen futbollistë profesionistë, por edhe për zhvillimin e këtij sporti në Shqipëri.

Siç dihet “Sitizens” janë një prej skuadrave me “shkollën” spektakolare të futbollit të injektuar nga një prej trajnerëve më të mirë të botës si Pep Guardiola.

Me famën e një prej klubeve më të pasur të futbollit, Manchester City ka investuar shuma marramendëse për akadëminë e tij, duke nxjerrë emra të mëdhenj që janë pjesë e skuadrës aktuale si Fil Foden, por edhe lojtarë që luajnë në Premier League si Rajt-Filips, Mikah Riçards, Xhoi Barton apo Daniel Starrixh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!