Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, në përfundim të vizitës në Serbi u ndal edhe në Preshevë, ku premtoi angazhim për çeljen e një pike të re kufitare.
Shqiptarët e Serbisë dhe ata të Maqedonisë i lidh dhe ndanë një kufi. Prej kohësh janë duke u munduar të hapin një pikë kufitare për të lidhur familjet, por edhe dy shtete.
Kreu i parlamentit maqedonas, Talat Xhaferri, në kthim nga kryeqyteti serb ka ndaluar në Preshevë për të diskutuar dhe mbështetur shqiptarët.
Shqiprim Arifi, Kryetar i Preshevës: “Ne jemi shumë të nderuar sepse nuk është vetëm kryetari i parlamentit, por është edhe miku jonë, është vëllau jonë”.
Preshevarët u ndanë me shpresë se progresi i shqiptarëve të Maqedonisë është një shembull edhe për ta.
Xhaferri u ka premtuar angazhim në takimet shtetërore për hapjen e një pike të re kufitare.
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë: “Pozita jonë këtu nuk është pozitë sikundër dikush tjetër ka në atë kuptim, për faktin që janë trojet tona dhe në të cilën gjithnjë i kemi jetuar dhe ato të drejta që janë të garantuara natyrshëm janë çështje tpër të cilat përpjekjet duhet të vazhdojnë që të realizohen deri në fund”.
Kreu i parlamentit në Shkup tha se bashkëpunimi rajonal mund të zgjidh shumë probleme të hapura në Ballkan.
Gazetar: Idro Seferi
/abcnews.al