Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Amerikanët bëjnë bashkë Metën, Ramën dhe Bashën, Presidenti: Ishte kënaqësi t’i prisja

schedule18:23 - 3 Shkurt, 2021

schedule 18:23 - 3 Shkurt, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se ishte kënaqësi që priti sot në atë që e cilësoi si takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë.

Me gjeneralin Jarrard, Meta si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutoi lidhur me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”.



Meta shkruan po ashtu se NATO është një aleancë shumë e rëndësishme për Ballkanin.

“Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i shqiptarëve.”

POSTIMI

“Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, për të diskutuar së bashku lidhur me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21”.
E drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë, kjo stërvitje, përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate.
NATO është një aleancë e madhe dhe shumë e rëndësishme për Ballkanin. Besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni europian i shqiptarëve. ?????”  sb/abcnews.al/

Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, February 3, 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!