Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare

schedule09:17 - 19 Gusht, 2026

schedule 09:17 - 19 Gusht, 2026

Kontrollet në kufijtë e jashtëm të Gjermanisë pritet të zgjaten edhe me gjashtë muaj të tjerë, pra deri në mesin e marsit 2027. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, njoftoi zyrtarisht për këtë masë Komisionit Evropian. “Zhvillimet në kufijtë e jashtëm evropianë tregojnë se frenimi i migracionit të paligjshëm kërkon ende kontrolle”, tha Dobrindt për gazetën Bild.

Politikani i CSU-së e kishte paralajmëruar këtë hap që në fund të korrikut, kur dhjetëra-mijëra migrantë kaluan kufirin nga Maroku drejt eksklavës spanjolle Ceuta në Afrikën e Veriut.

Megjithëse kufijtë brenda Bashkimit Evropian në parim duhet të jenë të hapura, që nga 16 shtatori 2024 në të gjithë kufijtë e jashtëm të Gjermanisë janë rikthyer kontrollet. Ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, dha urdhëruar për këtë masë për të kufizuar numrin e hyrjeve të paligjshme në Gjermani.



Pavarësisht kritikave në rritje kjo masë është zgjatur tashmë tri herë, herën e fundit deri më 15 shtator 2026. Nëse Komisioni Evropian nuk paraqet kundërshtime, zgjatja e radhës do të hyjë në fuqi edhe për gjashtë muaj, pra deri në mesin e marsit 2027.

Sipas Marrëveshjes së Shengenitnjë shtet anëtar i BE-së lejohet të rikthejë kontrollet kufitare vetëm në rast të “rrethanave të jashtëzakonshme”. Rikthimi i kontrolloeve duhet të jetë i përkohshëm dhe të përdoret si mjeti i fundit.

Në korrik Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner, kërkoi sërish që Gjermania t’u japë fund kontrolleve kufitare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!