Takimi me Lajçak, reagon Kurti: U pajtuam se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit në BE

schedule20:30 - 1 Shtator, 2021

schedule 20:30 - 1 Shtator, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas përfundimit të takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në një postim në Twitter, Kurti shprehet se në takim janë diskutuar marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE-në si dhe është biseduar për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi.

Takimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me Lajçak u bë në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.

“Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak në BSF. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Kurti.

Kurti, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë u shp0reh ndër të tjera se zgjerimi i ardhshëm i BE-së dhe reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndodhin krah për krah me njëra tjetrën.

Sipas tij, në BE duhet të integrohen të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor bashkë, raporton Gazeta Express.

Për nevojën e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE, Kurti përmendi edhe dy fakte që mund të përfitojnë dy palët. Takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet këtë muaj në Bruksel. /abcnews.al/