“Takimi Kurti-Vuçiç pa surpriza”, gazetarja: Përfitimet që vijnë nga prezenca e Biden në Bruksel

schedule14:19 - 15 Qershor, 2021

schedule 14:19 - 15 Qershor, 2021

Në Bruksel u zhvillua sot takimi i parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuciç, në kuadër të rinisjes së dialogut Prishtinë-Beograd. Megjithatë, pas takimit Kurti dhe Vuçiç dhanë deklarata që vërtetuan edhe një herë që ky dialog nuk do të jetë i lehtë.

Duke raportuar nga Brukseli, gazetarja e ABC Erisa Zykaj thotë se askush nuk priste që sot mes dy liderëve të kishte dakordësim.

Siç u shpreh edhe gazetarja Zykaj, edhe shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur para takimit të sotëm që bisedimet nuk do të jetë i lehtë, por për BE është arritje që palët po ulen në tavolinë.

Gazetarja raporton e Vuçiç vijon me linjën e tij tradicionale, duke luajtur rolin e “viktimës”.

“Ai u tha gazetarëve që të pyesin BE se kush ka qenë konstruktiv sot dhe kush jo, ne e patën gjithë vullnetin tonë, por nga pala tjetër hasëm propozime që janë të papranueshme.”

Erisa Zyka e pyeti kryeministrin Albin Kurti nëse ka dëgjuar nga përfaqësuesit e BE që të flasin për finalizimin e dialogut me njohje të ndërsjellë dhe nëse BE ia ka bërë të qartë Serbisë që anëtarësimi kalon përmes njohjes së Kosovës.

Dhe, Kurti sipas saj është përgjigjur se “jo në mënyrë eksplicite”.

Samiti i NATO-s në Bruksel po krijon premisat e duhura që jo vetëm Kurti të takohet me presidentin amerikan Joe Biden, por edhe që Borrell të mund të raportojë tek presidenti për rezultatet rreth dialogut.

“Secila palë po përfiton nga prezenca e Biden në Bruksel që të shohë çështjen e dialogut. Përfundimi mund të jetë interesant, BE nuk mund të avancoje pa një dritë jeshile të SHBA që qëndrojnë pas këtij dialogu. Do të jenë këmbëngulës deri në fund, derisa të arrihet njohja e ndërsjellë.” s.b/abcnews.al/