“Takim tjetër në Itali”, Rama: Me votën e Diasporës do arrijmë diçka spektakolare

schedule08:38 - 1 Prill, 2025

schedule 08:38 - 1 Prill, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës “live” në rubrikën “Sy m’Sy” u shpreh se më 11 maj Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet parlamentare.

Ai theksoi se me votën e Diasporës, Partia Socialiste do të arrijë  një rezultat spektakolare.

“Fitorja me notën 10, e dhjeta për ne dhe PS. Me votën e  diasporës do arrijmë diçka spektakolare. Kemi dhe një takim tjetër në Itali, dhe do jetë edhe ajo një kënaqësi e veçantë. Të gjithë shqiptarët kudo ku janë, u them se ky është momenti ynë, momenti i përputhjes së fateve. Ata na konsiderojnë Malin e Zi dhe ne si pararojë për të gjitha ata që kemi bërë dhe për arsyet gjeopolitike”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!