Tabaku: Qeveria Rama, kampione për vjedhjen e taksave të qytetarëve

schedule13:33 - 31 Korrik, 2018

schedule 13:33 - 31 Korrik, 2018

Akuzat e përsëritura të PD për korrupsionin e qeverisë, rezultojnë edhe në raportet ndërkombëtare të vlerësimit qeverisjes në Shqipëri. E përsëriti Jorida Tabaku nga selia blu, duke nënvizuar se qeveria i vjedh qytetarët përmes tenderave publikë, e kjo është arsyeja pse kryeministri rrit taksat. 

Lajmi i radhës nga selia e Partisë Demokratike flet për kampionë.

“Qeveria e Edi Ramës është kampione në Europë, përsa i përket vjedhjes së taksave të qytetarëve të saj. Ajo vjedh 1/3 e taksave të shqiptarëve përmes tenderave publikë! Kjo është dhe arsyeja pse Rama rriti taksat. Sa më shumë para i merr qytetarëve aq më shumë mundësi për të vjedhur”.

Ky përkufizim të opozitës, Partia Demokratike e lexon edhe në analizën e Gjykatës Evropiane të Auditimit, të dhënat e të cilës tregojnë se 30% e tenderave jepen përmes metodës të “Negociimit pa Shpallje”.

“Gjykata Europiane e Auditit ka nxjerrë shifrat që faktojnë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t’i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Kjo do të thotë se 1 në 3 tendera jepet pa garë”. 

Deputetja e Partisë Demokratike shkon më tej me llogaritjet: Nga 250 milionë euro tendera, 65.5, pothuajse gjysma, shkojnë pa garë.

“Përveç 250 milionë eurove që jepen pa garë, problem madhor është edhe procedura fiktive në të paktën 30% të rasteve të tjera, ku ka vetëm një firmë  më tender. Praktikisht, miliona euro të tjera nga taksat e shqiptarëve shpërndahen sërish pa garë nga qeveria hajdute, kampione në Europë për korrupsion”. 

Sitata është alarmante për Jorida Tabakun, e cila i referohet edhe raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Strategjisë së Komisionit Evropian.

“Situata alarmante ka një dhe vetëm një përgjegjës, Edi Ramën, interesat korruptive të të cilit po pengojnë zhvillimin e ekonomisë, po pengojnë punësimin, po ndalin investimet e huaja”. 

Partia Demokratike premton rishikim të ligjit të koncesioneve e prokurimeve për të siguruar konkurrencë të lirë, i cili do të jetë prioritar sëbashku me ligjin antimafia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!