Në një deklaratë për mediat deputjetja demokrate dhe njëkohësisht nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se kreu një akt tjetrë antikushtetues ppër pronarët. Sipas Tabakut, vendimi i Këshillit të Ministrave vulos vjedhjen dhe grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm.
Demokratët akuzuan Qeverinë se në mbledhjen e fundit ka marrë një tjetër vendim, sipas PD-së është anti-kushtetues, ndërsa vulon vjedhjen dhe grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm.
N/kryetarja demokrate e Komisionit të Ekonomisë pohoi se ky vendim i fundit të qeverisë, jo vetëm injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e pronës, por përbën – sipas saj – përbuzjen më të madhe për pronarët.
Jorida Tabaku shpjegoi se ky vendim i qeverisë bie ndesh edhe me vetë ligjin e saj për pronat që kishte si synim shpërndarjen çdo vit të 50 milionë dollarëve, ndërkohë që në buxhetin e vitit 2018 për kompensimin e pronarëve ka vetëm 20 milionë dollarë, tha ajo.
Sipas Partisë Demokratike, kjo shkelje e Kushtetutës që Kryeministri po bën në lidhje me trajtimin e çështjes së pronës, është në vazhdën e antikushtetueshmërisë së mazhorancës përsa I përket drejtësisë./abcnews.al