Tabaku për Gulf: S’ka funksionuar hetimi tatimor, përgjegjës Rama e Gjiknuri

schedule11:03 - 27 Prill, 2018

schedule 11:03 - 27 Prill, 2018

Falimentimi i kompanisë së karburanteve Gulf nuk ka ndodhur menjëherë dhe as rastësisht. Ky qëndrim i Partisë Demokratike argumentohet me mosfunskionimin e strukturave të kontrollit dhe hetimit tatimor duke e lënë të lirë të operojë në treg kompaninë gulf.

“Çfarë besojmë ne që ka lidhje me ministrat? Së pari mosfunksionimi i të gjithë strukturës për hetimin tatimor, mos gjobitja e kompanisë që lidhet me pjesë e ministrisë së Financave. Së dyti unë kam një deklaratë të ministrit të Energjitikës që ka dalë garant për këtë investitor.
Ministri i Energjitikës sa kontrolle ka kryer në këtë kompani për 5 vite për cilësinë e naftës që është hedhur në treg? Ministri i Energjitikës sa e ka ngritur flamurin e kuq të rrezikut për këtë kompani e cila operonte në një treg që pothuajse është monopol nëse shiste të gjithë naftën e ARMO-s”?

Nuk marrë përgjigje shteruese për këto pyetje e as për xhiron vjetore, edhe pse ka nisur fushatë informaliteti për karburantet dhe lojërat e fatit tha deputetja Tabaku. Përgjegjësia bie mbi ministrin dhe kryeministrin deklaroi ajo.

“Aktualisht po zhvillohet një hetim dhe ne do të presim kush do jenë rezultat megjithese nuk kam besim që ne do të arrijmë aty ku ne duam. Në këtë rast mund të penalizohen disa individë të niveleve të ulëta, por jam e sigurt se nuk do të ketë të paktën hetime që çojnë në nivele më të larta. Unë besoj që politika duhet të ketë përgjegjësi dhe nëse një minisër i kësaj qeveria del dhe deklaron që del garant për cilësinë e investitorëve të huaj që ka nisur punë ditën e parë të qeverisë atëhere përgjegjësia është për tu gjetur tek ministri dhe kryeministri”.

Analiza që i ka bërë kësaj situate Partia Demokratike nxjerr në përfundimin se në sasinë e prodhuar në vend dhe atë të importuar në vitin 2017 vihet re rënia e importit të karburantit, gjë që nuk ndodhte prej vitesh.

Kjo sepse është karburanti i ARMO-s ai që është hedhur në treg sipas ekspertëve të opozitës.  Të gjitha këto për partinë demokratike do të reflektohen në mungesën e miliona dollarëve në Buxhetin e shtetit. Pastrimi i parasë apo fshehja financiare mund të jetë shumë herë më e lartë ndërsa mungesa e reagimit nga ministritë përgjegjëse e është e papranueshme për demokratët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!