Tabaku i kujton dosjen 184, Manja: E kam merak që nuk iu solla një tufë me lule nga Dibra

schedule13:37 - 18 Maj, 2022

schedule 13:37 - 18 Maj, 2022

Teksa Ulsi Manja është ftuar për të raportuar në Këshillin e Integrimit, kryetarja Jorida Tabaku i përmendi dosjen 184. Manja ka dalë në përgjime për shitblerjen e votave në Dibër.

Duke iu përgjigjur me ironi, Manja tha se i ka mbetur merak që nuk i ka sjellë nga Dibra një tufë me lule për votat që mori në zonën e tij.

Lexo edhe: Balla: Të hetohet nga SPAK non grata e Berishës. Tabaku: Kërkoje edhe për të shpallurit në PS

Jorida Tabaku:  Krimet zgjedhore për mua dosja e Dibrës ku janë përfshirë disa ministra ku edhe i nderuara Ulsi Manja ulur këtu me mua është shembulli me i keq. Në këtë dosje janë edhe disa ministra të përfshirë, çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës. Shpresoj që zoti Manja këtë manual ta konsultojë me ministra dhe kryeministrat.

Ulsi Manja: Zonja kryetare se ma përmendët emrin disa herë, unë nga Dibra kam merak që nuk solla një tufë me lule, ju kujtoj që qytetarët e mi të Dibrës më votuan. /abcnerws.al