“Ta merrnit Haaland”, Real Madrid kritikohet nga një “Galaktik”

schedule10:39 - 19 Prill, 2020

schedule 10:39 - 19 Prill, 2020

Erling Haaland ka qenë një nga lojtarët më të lakuar në media për t’u transferuar dhe në janar kaloi nga RB Salzburg, te Borussia Dortmund. Një operacion merkatoje që kapi shifrat e 45 milion eurove, pasi 20 milionë shkuan për klubin, 15 për menaxherin Mino Raiola dhe 10 për babanë e sulmuesit.

Tani për shërbimet e Haaland është futur edhe Real Madrid, që mund ta kishte marrë në janar dhe tani nuk mund ta blejë pa 75 milion euro. Norvegjezi, i cili është vetëm 19 vjeç, në Gjermani ia ka dalë të realizojë 12 gola në 11 ndeshje të luajtura. Shifrat flasin vetë.

 

Real Madrid nga ana tjetër kritikohet nga një ish-lojtar i tyre, i cili ishte pjesë e “Galaktikëve”. Luis Figo, për “Movistar +” është shprehur: “Haaland është një lojtar i shtrenjtë tani. Ai ka shënuar shumë gola dhe duket i vendosur për gjëra të mëdha. Real Madrid duhet të kishte nënshkruar me të para se të shkonte te Borussia Dortmund. Ky është skautimi…”. /abcnews.al