Superliga drejt shtyrjes/ Klubet bëjnë kërkesë në FSHF: Kampionati të nisë më 26 gusht

schedule16:02 - 7 Gusht, 2023

schedule 16:02 - 7 Gusht, 2023

Shpejt do të merret një vendim, por me shumë mundësi, tifozët e Superligës do të duhet të presin më gjatë për të parë nisjen e sezonit të ri.

ABC News ka zbuluar se shumica e klubeve që do të marrin pjesë në edicionin 2023/2024 kanë kërkuar shtyrjen me një javë të kampionatit elitar të futbollit në vend.

Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit tregojnë se shtatë klube kanë firmosur kërkesën drejtuar Komitetit Ekzekutiv për të spostuar nga data 19 gusht në 26 gusht nisjen e sezonit të ri.

Në kërkesë mungon firma e klubeve të Tiranës, Vllaznisë dhe Teutës, që nuk janë të bindur me këtë zgjidhje. Firmëtarët kërkojnë shtyrjen e kampionatit pasi kërkojnë më shumë kohë për t’u përgatitur.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës pritet të vendosë brenda të mërkurës nëse do ta pranojë ose jo këtë kërkesë të klubeve. Duke qenë se shumica e klubeve kanë firmosur edhe shtyrja me një javë e sezonit të Superligës duket se do të bëhet shumë shpejt zyrtare.

Ky vendim do të vinte pak javë nga përcaktimi i formulës së re të kampionatit, por edhe përcaktimit të kalenmdarit të sfidave për të gjithë sezonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!