Superkupa në Hungari/ Flick i shqetësuar, Rummennige ka një mesazh për tifozët

schedule21:37 - 20 Shtator, 2020

schedule 21:37 - 20 Shtator, 2020

Bayern Munchen e nisi sezonin e ri të Bundesligës duke shkatërruar 8-0 Schalke 04. Debutim fantastik për Leroy Sane, autor i dy asisteve dhe një goli. Tani fokusi është te finalja e Superkupës së Evropës kundër Sevillas.

Finalja e kampionëve do të luhet të enjten në mbrëmje (24 shtator, 21:00) në “Puskas Arena” të Budapestit, kryeqytetin e Hungarisë. Vendim që nuk i pëlqen Hans-Dieter Flick, trajnerin të rekordmenëve gjermanë.

Nuk e kuptoj këtë historinë e zhvillimit të finales në Hungari, vend që autoritetet gjermane e cilësojnë si zonë të rrezikut të lartë sa i përket koronavirusit. Por, nuk jemi ne ata që i marrim vendimet“, deklaron Flick.

Një koment bën edhe Karl-Heinz Rummenigge. Tifozët do të lejohen të ndjekin duelin në stadium dhe CEO i klubit gjerman ka një mesazh për ata që do të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës nga afër. “Nuk kemi asnjë interes që njerëzit të kthehen në Gjermani të infektuar.

Deri tani 2100 tifozë kanë konfirmuar praninë e tyre në ‘Puskas Arena’. Ju bëj thirrje t’i nënshtrohen tamponit përpara se të nisen për rrugë“, deklaron Rummennige. Këta të fundit nuk do e kenë detyrim karantinën pasi të kthehen në vendlindje. /abcnews.al