Superiorja/ Aksi Vlorë-Ballsh-Laç, zbulohen formacionet zyrtare

schedule16:04 - 7 Qershor, 2020

schedule 16:04 - 7 Qershor, 2020

Zbulohen formacionet për tre nga takimet e Superiores, që nisin prej orës 17:00. Flamurtari përballet me Skënderbeun dhe trajnerët Troisi e Daja kanë bërë zgjedhjet e tyre. Rikthehen në të djathtë të mbrojtjes Gocaj e Meksi, ndërkohë që te vlonjtatët nga fillimi e nis edhe Rrapaj. Ndryshim në sulm, me Hoxhajn që luan në majë.

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Rrapaj, Lucas Ramos, Indio Oliverira, Carlos Henrique, Haruni, Hoxhaj. Trajner: Marcello Troisi
SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Dita, Elezi, Daja, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.
GJYQTARE: Laver Alla, Devis Korreshi, Edlir Malo, Roxhers Muska

Në Laç luhet derbi i veriut, me vendasit që kanë tre mungesa në formacion dhe trajneri Armando Cungu ka gjetur zgjidhjet. I riu Trokthi e nis titullar, sikurse bëri kundër Partizanit, ndërsa në mesfushë luajnë Rapo e Teco, që i bashkohen Deliut, në mungesë të Shehut dhe Lushkjes. Ndryshime edhe te Vllaznia, thuasje në të gjitha repartet.

LAÇI: Stajila, Trokthi, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Rapo, Deliu, Teco, Marku, Xhixha, Greca. Trajner: Armando Cungu.
VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Gurishta, Krymi, Kruja, Bardulla. Sidorenco, Shtubina, Junior. Trajner: Safet Osja
GJYQTARE: Klajdi Kola, Egin Doda, Denis Agaraj, Kridens Meta

Dovedan, pasi pa skuadrën e tij të thuhet nga Tirana,ka bërë disa lëvizje në ekipin e tij, duke hedhur në fushë nga fillimi lojtarë si Malcci e Ujka. Edhe Teuta ka bërë ndryshime, pasi Aleksi mundon. Martini ka menduar të luajë me dy sulmues, duke hedhur Grudën në krah të Hebajt.

BYLISI: Hidi, Ntephe, Shkalla, Goxhaj, Ndreca, Ujka, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Malcci, Mozzone. Trajner: Veljko Dovedan
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros,Beqja, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Gruda,Hebaj. Trajner: Edi Martini
GJYQTARE: Blerim Ziri, Mario Shazivari, Erind Burgu, Juxhin Xhaja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!