Kategoria Superiore do të nisë sot me tre sfida, ku spikat ajo mes Erzenit dhe Egnatias.
Erzeni-Egnatia do të luhet në orën 16:00, në Shijak. Pritet që kjo përballje të jetë emocionuese dhe e luftuar nga të dyja skuadrat. Egnatia pretendon vetëm fitoren pasi tre pikët do ta dërgonin në krye të tabelës përkohësisht. Erzeni nga ana tjetër dëshiron që t’i afrohet top 3-shes dhe ta përfundojë sezonin në atë renditje. Egnatia ndodhet aktualisht në vendin e tretë me 37 pikë, 3 pikë më pak se Tirana dhe Partizani të cilët ndajnë kreun, ndërsa Erzeni në vendin e pestë me 33 pikë.
Dy sfidat e tjera janë Kastrioti-Teuta dhe Kukësi-Bylis, të cilat do të luhen të dyja në orën 13:00.
Kukësi pretendon fitoren pasi dëshiron të largohet sa më shumë nga zona e kuqe, ndërsa Bylisi ndodhet aktualisht atje, dhe kërkon shpëtimin e sezonit.
Kastrioti është në vendin e fundit të tabelës dhe përballë do të ketë Teutën, ku për durrsakët nuk do të jetë shumë e lehtë kjo sfidë pasi krutanët duan të shpëtojnë sezonin./ h.ll/abcnews.al