Pas kësaj ngjarjeje, policia e Shtetit ka arrestuar 15 persona, dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Në mesin e të prangosurve janë funksionarë të bashkisë Vau Dejës apo të zgjedhur lokalë.
Pas sulmit të KZAZ nr.6 në Bushat të Shkodrës, ngjarje kjo mbrëmjen e së enjtes, policia arrestoi 15 persona dhe 9 të tjerë u shpallën në kërkim.
Këto janë pamjet e arrestimit të Admir Hasnegaj, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës, bashkë me funksionarë e drejtues të tjerë të pushtetit vendor.
Aida Hajnaj, zv/ drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, tha se sulmi ndaj KZAZ nr.6., ndodhi me bomba Molotov dhe sende të forta, ndërsa të lënduar mbetën edhe 3 efektivë.
Hajnaj kujtoi se dënimi për veprat penale të kryera nga funksionarët e pushtetit vendor në drejtim të KZAZ nr.6 shkojnë deri në 15 vite burg.
“Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, denimi nga 5 deri në 15 vjet. Neni 236/2 denimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet. Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet
Numri 2 i Policisë së Shtetit pohoi se, janë marrë të gjitha masat që procesi zgjedhor i 30 qershorit do të jetë i qetë dhe i sigurt.
“Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe ka marrë të gjitha masat për të garantuar procesin zgjedhor, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ që përfshihet në aktivitet kriminal”.