BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën, pasi është sulmuar dhe kafshuar nga një ari.
Trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike./abcnews.al



