Sulmi në Iran, shtrenjtohet nafta/ Çmimi u rrit me 13 përqind pas nisjes së diskutimeve për operacionin

schedule13:58 - 13 Qershor, 2025

schedule 13:58 - 13 Qershor, 2025

Çmimet globale të naftës kanë pësuar  rritjen më të madhe ditore në vite, duke reflektuar frikën se një konflikt më i gjerë në Lindjen e Mesme mund të çojë në ndërprerje serioze të furnizimit me energji.

Rritja e çmimeve  të premten ishte njw nga lëvizjet më të larta brenda ditës që nga viti 2022, pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e shkaktuar rritjen e madhe të lëndeve të energjisë analistët parashikojnë se nëse eksportet e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit preken, çmimi i naftës mund të arrijë në 100 dollarë për fuci.

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, pika qendrore e prodhimit global të naftës, shkaktoi një rritje të ndjeshme të çmimeve, me naftën bruto Brent që u rrit me me gati 13% pas përhapjes së lajmit për sulmet, duke arritur nivelin më të lartë që nga janari.

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 4.60 dollarë, ose 6.63%, në 73.96 dollarë për fuçi ndërsa nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 4.99 dollarë, ose  mbi 73.03 dollarë për fuci.

Përshkallëzimi i konflikit  izrael –Irak  shtoi pasiguritë ekonomike  ndërsa tronditi edhe tregjet e aksioneve të cilat ranë në në Azi, e po ashtu edhe në Evropë si në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë. Investitorët tani po përballen me perspektivën e dy luftërave dhe një konflikti të vazhdueshëm tregtar, duke nxitur një rivlerësim të rreziqeve.

Analistwt  thonë se në rast se do tw preket furnizmi me naftw presidenti Trump do të kërkojë fuçi rezervë nga  OPEC në përpjekje për të mbajtur nën kontroll çmimet dhe për të mbrojtur konsumatorët amerikanë nga ndikimi ekonomik i konfliktit në Lindjen e Mesme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!