Sulmi ndaj Izraelit, analisti: Prova që bëri mbrëmë Irani, e trishtë

schedule13:46 - 14 Prill, 2024

schedule 13:46 - 14 Prill, 2024

Ashtu siç ishte betuar për hakmarrje, Irani sulmoi mbrëmë Izraelin.

Analisti Frrok Çupi në një bashkëbisedim në “Tirana Live” në ABC News, tha se “prova që bëri Irani mbrëmë ishte e trishtë”.  Më tej tha se Irani provoi të sulmonte me kapacitetet e veta, por realisht kuptoi se sa i pafuqishëm është të vendosë prioritetin e vetë në këtë zonë.

Para se të shkojë dora te koburja është një moment që askush nuk është më i fuqishëm në botë. Po flasim për përdorimin e dronëve të cilët Irani ishte lavdëruar prej kohësh he sulmin me raketa nga anijet lundruese në raport me fuqinë e aleatëve të Iranit për të sulmuar dhe shuar një shtet. Prova që bëri natën ishte një provë e trishtë, nuk bëri dëm, përveç dëmtimit të një baze ushtarake. Irani e ka bërë gati një sulm steril, të përmendim, veçse “do sulmoj për t’u hakmarrë”.

Në fund të fundit jemi në një luftë, të panjohur do thoja. Ky është sulmi i parë në gjithë ekzistencën e vetë që Irani sulmon Izraelin, tani që mati forcat me Izraelin e sheh që ka pas SHBA, Britaninë dhe pjesën e madhe të Perëndimit. Një shtet ka kuptuar që s’mund të sulmojë Izraelin pasi nuk fiton gjë. Pastaj, dhelpëria në luftë mbetet për tu partë. Për sa i përket Rusisë, kjo e fundit nuk ka reaguar. Rusia ka miliona hallet e veta, ekonominë e ka në gjendje të dobët që nuk përmbush dot nevojat e popullit të vetë. Irani, Kina dhe Rusia s’mund të jetë mbi Perëndimin.”, tha analisti.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!