Sulmet nga Rusia, Ukraina do të importojë gaz nga Polonia

schedule12:35 - 5 Mars, 2022

schedule 12:35 - 5 Mars, 2022

Pas situatës së krijuar nga pushtimi rus bëhet me dije se Ukraina do të jetë në gjendje të importojë gaz nga Polonia nga 6 marsi, duke përfshirë gazin nga terminalet polake të LNG.

Lajmi është konfirmuar për mediat e huaja nga operatori shtetëror ukrainas i sistemit të tranzitit të gazit.

Sipas mediave mësohet se të dy operatorët kanë rënë dakord për futjen e kapacitetit të garantuar për importet e gazit dhe “kjo lejon importin fizik të gazit nga Polonia, duke përfshirë nga terminali LNG, në bazë të garantuar”, ka thënë kompania ukrainase.

Ukraina , një nga konsumatorët më të mëdhenj të gazit në Evropë, nuk ka importuar gaz nga Rusia që nga viti 2015 dhe e blen atë në Evropë./abcnews.al