Sulmet në Gaza, rreth 500 palestinezë të vrarë dhe mijëra të plagosur

schedule09:58 - 9 Tetor, 2023

schedule 09:58 - 9 Tetor, 2023

Është rritur numri i palestinezëve të vrarë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme izraelite. Sipas një përditësimi të fundit nga ministria e shëndetësisë së Gazës, 493 palestinezë kanë humbur jetën dhe 2751 janë plagosur.

Izraeli goditi Rripin e Gazës gjatë natës, me forcat ajrore që thanë se janë regjistruar mbi 800 sulme vetëm në 20 orët e fundit.

OKB tha se 123,538 njerëz në Gaza janë zhvendosur brenda vendit, kryesisht “për shkak të frikës, shqetësimeve për mbrojtjen dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre”.

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) shtoi se 73,000 njerëz janë strehuar në shkolla.

Në Gaza jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Para se të niste sulmet ajrore hakmarrëse të shtunën, Izraeli paralajmëroi njerëzit që jetonin në zona të caktuara të largoheshin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!