UNICEF tha se 2,360 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës, enklavën palestineze që është bombarduar pamëshirshëm nga ushtria izraelite që nga 7 tetori, si hakmarrje për një sulm nga lëvizja islamike palestineze Hamas.
Agjencia e OKB-së për fëmijë shtoi se 5,364 fëmijë të tjerë janë plagosur. UNICEF foli për “sulme të pamëshirshme” nga ushtria izraelite.
Pas sulmit të papritur të Hamasit, i paprecedentë ndaj Izraelit, i cili shkaktoi më shumë se 1,400 të vdekur, sipas autoriteteve izraelite, bombardimet e pamëshirshme ajrore dhe artilerie janë lëshuar në shenjë hakmarrjeje ndërsa ushtria izraelite përgatitet të nisë sulmin nga toka.
UNICEF u bëri thirrje palëve të shpallin një armëpushim në mënyrë që ndihma humanitare të mund të shpërndahet pa pengesa. Ai gjithashtu bëri thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura, dhjetëra prej të cilëve janë fëmijë.
/abcnews.al