Irani ka shkatërruar sistemet e radarëve amerikanë në Oman në sulmet e tij të fundit hakmarrëse, sipas Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
Sulmet shkatërruan sistemet amerikane në Oman dhe gjithashtu shënjestruan objekte ushtarake amerikane të paspecifikuara në Bahrein, tha IRGC, shkruan Sky News.
Kjo vjen ndërsa ministria e Brendshme e Bahreinit tha se sirenat ishin ndezur për herë të tretë sot.
IRGC tha në orët e para të mëngjesit të sotëm se kishte shkatërruar qendrën e komandës dhe kontrollit të dronëve të Ushtrisë Amerikane në bazën amerikane në Sheikh Isa, Bahrein,
Këto pretendime vijnë në mes të një përshkallëzimi të sulmeve midis SHBA-së dhe Iranit./abcnews.al



