Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje/ Përplaset 75-vjeçarja, në gjendje të rëndë në spital

schedule08:34 - 13 Korrik, 2026

schedule 08:34 - 13 Korrik, 2026

Një grua në Lushnjë është përplasur nga një makinë, duke përfunduar me plagë të rënda në spital. Ngjarja ndodhi në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor.

75-vjeçarja po kalonte autostradën nga njëra anë në tjetrën, kur e përplasi një automjet fuoristradë.

Bajame Ramazani, 75 vjeçe, ishte duke shkuar në tokat bujqësore mbi trafikndarëse, vetëm 50 metra larg mbikalimit!



Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe e moshuara është transportuar në gjendje kritike për jetën nga ambulanca në Spitalin e Lushnjës, ku është nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia Rrugore po dokumenton ngjarjen dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e fuoristradës.

Sipas të dhënave të para, 75-vjeçarja, banuese në Zhamë-Sektor, kalonte autostradën për të shkuar te pronat nga ana tjetër e autostradës.

Ndonëse në këtë pikë ka mbikalim, shpeshherë, gjatë gjithë gjatësisë së autostradës, këmbësorët kapërcejnë trafikndarëset, duke u bërë burim aksidentesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!