Sulm me thikë në Rusi, raportohet për 3 viktima

schedule11:21 - 17 Maj, 2021

schedule 11:21 - 17 Maj, 2021

Tre  persona kanë mbetur të vrarë sot në një sulm me thikë pranë një stacioni treni në qytetin rus të Ekaterinburg, sipas një njoftimi nga agjencia e lajmeve TASS. Sipas agjencisë, policia ka arrestuar autorin e sulmit.

Autori gjithashtu sulmoi oficerët, në momentin kur ata u përpoqën ta arrestonin. Gjatë përplasjes me policinë, autori u plagos dhe u dërgua në një spital, ku do të merret në pyetje.

Sipas burimeve, incidentet ndodhën gjatë një debati të çastit dhe personat ishin në efektin e alkoolit./abcnews.al