GJERMANI- Një grua 30-vjeçare theri me thikë disa kalimtarë në Mynih, ndërsa policia gjermane e qëlloi për vdekje.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së të shtunës. Gruaja u dërgua fillimisht në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, kurse gjendja e të plagosurve ende nuk dihet, raporton welt.
Disa policë fillimisht tentuan ta arrestonin, por ajo vazhdoi të kërcënonte me thikë dhe në këto rrethana agresorja u qëllua për vdekje.