Sulm me armë në selinë e partisë pro kurde në Izmir, vritet zyrtarja

schedule16:33 - 17 Qershor, 2021

schedule 16:33 - 17 Qershor, 2021

Një zyrtare e partisë kryesore turke pro-kurde, HDP, u vra sot pasi një burrë i armatosur u fut në zyrat e selisë në Izmir dhe hapi zjarr.

“Një person i armatosur me një pushkë sulmoi zyrat tona në Izmir, ” tha partia në një deklaratë të postuar në Tëitter. “Kolegia jonë Denise Poiraz u vra në sulm,” shton deklarata.

Zyra e guvernatorit të Izmirit tha se autori i veprës ishte një punonjës shëndetësor i pushuar nga puna dhe është arrestuar.

HDP akuzoi qeverinë dhe partinë në pushtet, Presidentin e AKP Rexhep Tajip Erdogan, të jenë “nxitësit e këtij sulmi të egër” për shkak të retorikës së dhunës kundër partisë pro-kurde.

“Ata vranë vajzën time,” tha nëna e viktimës në një video të postuar në Twitter nga HDP, e cila bëri thirrje për protesta kundër sulmit në Izmir dhe Stamboll. g.v/abcnews.al