Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në zemër të Manhattan/ 4 të vrarë, mes tyre një efektiv. Autori vret veten

schedule07:29 - 29 Korrik, 2025

schedule 07:29 - 29 Korrik, 2025

Personi që shihni ne këto pamje eshte 27 vjeçari Shane Tamura nga Las Vegas. I armatosur me nje automatik M4, ky person hyri pasditen e te henes ne nje nga qiellgervishteset e Nju Jorkut ne Park Avenju ku ne nje sulm te armatosur qe terrorizoi Manhatanin, ai vrau 4 persona. Ne mesin e viktimave ishte edhe nje polic amerikan 36 vjecar me origjine nga Bangladeshi, i cili ishte ne krye te detyres. 36 vjecari i quajtur Didarul Islam ishte babai i dy femijeve dhe priste te behej baba per here te trete.

Pasi hyri ne katin e pare te nderteses ku nisi te shtenat, autori i Krimit makaber mori ashensorin per te shkuar ne katin e 33 te nderteses atje ku vijoi te shtenat dhe me me pas u vetevra. Ndertesa e vendosur ne Manhatan sherbente si baza e zyrave te disa prej kompanive me te medha amerikane dhe nderkombetare.

Policia  Amerikane thane se ne makinen e 27 vjecarit gjeten nje arme, municione dhe disa ilace. I riu vuante nga probleme te shendetit mendor sipas asaj qe raportuan autoritetet, te cilat thane se Shane Tamura kishte nje leje per armembajtje nga shteti i Nevades.

Pergjate diteve te fundit autori i krimit makaber kishte udhetuar me makine ne disa shtete amerikane perpara se te mberrijte ne Nju Jork te henen.

Policia Amerikane thote se hetimet per te zbardhur motivet e ngjarjes se rende po vijojne, ndersa ne kete proces eshte perfshire  edhe Byroja Federale e Hetimeve e njohur ndryshe si FBI-ja amerikane.

Vetëm gjatë këtij viti, 254 të shtëna masive kanë ndodhur në SHBA, përfshirë edhe incidentin e së hënës në Nju Jork, sipas Arkivit të Dhunës me Armë Zjarri – i cili i përcakton të shtënat masive si ngjarje kur katër apo më shumë persona sulmohen me armë zjarri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!