Sulm i organizuar kundër turizmit/ Muça: Njerëz të lidhur me Albin Kurtin, propagandë për të bojkotuar Shqipërinë

schedule23:35 - 17 Korrik, 2024

schedule 23:35 - 17 Korrik, 2024

Në “boom” të një sezoni të suksesshëm turistik, Shqipëria është vënë përballë disa sulmeve, të cilat synojnë dëmtimin e imazhit të vendit.

Gazetari Flogert Muça në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Edicionin e fundit”, u shpreh se Shqipëria po konsolidohet si një treg turistik elitar.

Sakaq ai tha se njerëz të lidhur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, po bëjnë propagandë për të bojkotuar Shqipërinë.

Ka disa mënyra që përdoren për të dëmtuar imazhin e turizmit në Shqipëri. Eksponentët janë disa, ka agjenci shqiptare që financojnë lajme që Shqipëria është e shtrenjtë e pistë dhe të orientojnë drejt një tregu tjetër. Kategoria tjetër është ajo politike.

Ne po konsolidohemi si një treg turistik që s’kemi nevojë për Ballkanin, por duam Evropën. Sigurisht vëllezërit dhe motrat kosovarë janë të mirëpritur në Shqipëri. Mendojnë se duke dëmtuar Shqipërinë, njerëz të lidhur me Albin Kurtin… Albini bën pushimet në Greqi dhe do të bojkotojë Shqipëri. Harron se vëllezërit dhe motrat tonë kosovarë janë më keq ekonomikisht seç ishin kur Albin Kurti nuk ishte në qeveri.”, u shpreh ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!