Stuhia dëmton rrjetin shpërndarës të energjisë, Librazhdi në errësirë

schedule20:22 - 25 Gusht, 2020

schedule 20:22 - 25 Gusht, 2020

Reshje të shumta shiu kanë përfshirë në orët e mbrëmjes së kësaj të marte Librazhdin duke shkaktuar probleme me energjinë elektrike.

Burime për Abc News bëjnë me dije se për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shiut qyteti ndodhet në errësirë.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me problemin e shkaktuar në rrjetin e energjisë. /abcnews.al