Studimi: Vaji i kokosit është më i mirë se pasta e dhëmbëve

schedule12:05 - 3 Qershor, 2020

schedule 12:05 - 3 Qershor, 2020

Një studim i kryer nga Instituti i Teknologjisë Athlone në Irlandë për efektet e disa vajrave natyrorë, tregoi se përdorimi i vajit të arrës së kokosit është më efektiv se pasta e dhëmbëve, për shkak të vetive anti-bakteriale që parandalojnë prishjen e dhëmbëve.

Sipas gjetjeve, vaji kur trajtohet me enzima ndihmon në tretjen e ushqimit në mënyrë efektive, si dhe pengon rritjen e baktereve të shumta që gjenden në gojë të cilat prodhojnë acid, dhe që më pas çon në prishjen e dhëmbëve si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët.

Dr. Damien Brady, studiuesi kryesor në Institutin e Teknologjisë Athlone thotë se: “Përfshirja e vajit të arrës së kokosit të modifikuar me enzimë në produktet e higjenës dentare do të ishte një alternative tërheqëse për aditivët kimikë, veçanërisht pasi punon në përqendrime relativisht të ulëta.

Gjithashtu, me rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, është e rëndësishme që ta drejtojmë vëmendjen tonë në mënyra të reja për të luftuar infeksionin mikrobik. ” /abcnews.al