Studimi: Rreziku i përhapjes së koronavirusit në shkolla është i ulët

schedule11:56 - 18 Maj, 2020

schedule 11:56 - 18 Maj, 2020

Koronavirusi nuk përhapet gjerësisht në shkolla. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Në kuadër të këtij studimi, janë analizuar 18 nxënës të infektuar dhe mësues nga 15 shkolla, dhe u zbulua se pavarësisht se kishin kontakt të ngushtë me të paktën 863 persona në shkolla, vetëm dy prej tyre e morën virusin.

Sipas kërkuesve, rezultatet tregojnë se përhapja e virusit është e limituar në klasa, pasi studime të bëra më herët sugjerojnë se fëmijët kanë më shumë gjasa që të keni simptoma të lehta të Covid-19.

Studimi në fjalë, i cili është realizuar në Australi, po analizohet nga qeveria e vendit dhe këshilluesit e saj ndërsa po shihet mundësia për rihapjen e shkollave në mënyrë të sigurt.

Autorët e studimit dolën në përfundimin se “sipas të dhënave, fëmijët nuk janë përhapësit kryesorë të koronavirusit në shkolla apo në komunitete.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!