Pandemia e Covid-19 mund të qëndrojë për disa vite ndërsa pritet që të marrë të paktën 190,000 jetë njerëzish në 12 muajt e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH paralajmëroi muajin e kaluar se mund të ketë rreth 10 milion vatra infeksioni në kontinent brenda gjashtë muajve, megjithëse ekspertët thanë se ndikimi i pandemisë do të varet nga veprimet e qeverive.
Një studim i publikuar nga organizata këtë javë parashikon që midis 29 milion deri 44 milion njerëz mund të infektohen në vitin e parë të pandemisë nëse masat e kontrollit dështojnë.
Kjo “do të kapërcejë kapacitetet e disponueshme mjekësore në pjesën më të madhe të Afrikës”, ku ka vetëm nëntë shtretër të njësisë së kujdesit intensiv janë në dispozicion për miliona persona.
Në kuadër të këtij studimi u vëzhguan 47 vende në Rajonin Afrikan të OBSH me një popullsi totale prej një miliardi.
Më shumë se 51,000 persona në Afrikë janë infektuar dhe 2.012 kanë humbur jetën deri më tani nga koronavrusi. Numri i përgjithshëm i rasteve është rritur ndjeshëm gjatë javës së kaluar. /abcnews.al/