Numri i personave që mund të ndërrojnë jetë në Britaninë e Madhe mund të shkojë deri në 100,000.
Sipas raportimeve të mediave angleze, ministrat thuhet t’i kenë paralajmëruar këshillat lokalë që të përgatiten për një numër të madh viktimash. Kjo vjen pasi së fundmi një student i Universitetit të Oksfordit rezultoi pozitiv me virusin.
Universiteti në fjalë konfirmoi natën e kaluar se një student kishte rezultuar pozitiv me virusin pasi ishte kthyer në shtëpi nga një vend i specifikuar.
Në deklaratë thuhej më tej:
“Është vërtetuar se studenti i prekur nuk ka marrë pjesë në ndonjë event të universitetit pasi është sëmurur dhe më pas është vetë-izoluar.”
Vlerësimi i numrave vjen pasi ekspertët mjekësorë pritet që t’i rekomandojnë qeverisë që të nisë me fazën e dytë të luftimit të Covid-19. Kryeministri i vendit, Boris Johnson pritet që të mbajë një mbledhje emergjente të hënën gjatë së cilës do të diskutojë masat e mëtejshme që duhen marrë për të ngadalësuar përhapjen e virusit korona.
Një pjesë e planit të qeverisë për menaxhimin e situatës përfshin kthimin në detyrë të mjekëve që kanë dalë në pensionin si dhe inkurajimin e njerëzve që të punojnë nga shtëpia. /abcnews.al/