Studentet protestojnë para zyrës së Ramës me gojë “të kyçur”: Paketa antishpifje do të dështojë

schedule14:00 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 14:00 - 19 Dhjetor, 2019

Paketa antishpifje e miratuar nga mazhoranca në Kuvend krahas kundërshtive të organizatave të ndërkombëtare dhe komunitetit të gazetarëve është shoqëruar me protesta edhe nga të rinjtë dhe studentë të degës së gazetarisë. Të rinj të organizatës rezistenca rinore protestuan paraditen e të enjtes përpara kryeministrisë kundër paketës ligjore të miratuar nga shumica në parlament.

Me gojë të kyçur me mbishkrimet “Gjobë” dhe ekrane të thyera si për të treguar goditjen që do të marrë liria e shprehjes pas miratimit të ligjeve, të rinjtë kërkuan nga qeveria anulimin e ligjit.

“Paketa antishpifje është një luftë kundër mullinjve të erës dhe si e tillë është e destinuar të dështojë”, shprehen protestuesit.

Me thirrjet jo censurës dhe anulo ligjet, të rinjtë i kërkuan për më shumë se 60 minuta kryeministrit Rama të heqë dorë nga ideja e tij për të vënë nën kontroll çdo burim informacioni.

“Denoncimi padrejtësive që na bëhen nuk është gabim as censurë, Diktatura dhe shpifja ndahen në mes nga një fije e hollë, qeveria po i jep AMA-s të drejtën të bëhet xhelati i mediave”, u shpreh tjetër protestues.

Në përfundim të protestës së tyre, për të ironizuar etiketimet e kreut të qeverisë për mediat, të rinjtë e lëvizjes rinore kanë hedhur në kazanet e mbeturinave televizorët e thyer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!